Rusia po e shkatërron rendin botëror, thotë ambasadorja amerikane në OKB

Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, tha se Rusia është e angazhuar në veprime agresive dhe destabilizuese, të cilat, sipas saj, kërcënojnë rendin botëror.

Power i bëri këto komente të martën në Këshillin Atlantik, me seli në Uashington.

Ajo përmendi aneksimin e paligjshëm që i ka bërë Rusia gadishullit ukrainas të Krimesë dhe ndërhyrjen e Kremlinit në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Power përmendi pastaj mbështetjen për Qeverinë e Sirisë në luftën civile të këtij vendi, si dhe përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet në demokracitë perëndimore përmes piraterimit të kompjuterëve dhe fushatave të dezinformacionit, transmeton REL.

“Veprimet e Rusisë nuk krijojnë rend të ri botëror. Ato po e shkatërrojnë atë që ekziston”, tha Power.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme