Sa kushton kurora e Perandoreshës Josephine?

Një nga dy kurorat që i përkasin Joséphine Bonaparte, gruas së Napoléon Bonaparte, janë ekspozuar në shtëpinë e ankandit Sotheby’s në Londrën qendrore përpara daljes në çekiç, dhe pritet të arrijnë në vlerën e të paktën 300,000 £.

“Diadema dhe vathët janë të cilësisë më të mire, që ne besojmë se janë në pronësi të perandoreshës Josephine, të bëra nga një argjendari rreth vitit 1805. Stili i tyre është shumë ndjellës, i epokës neoklasike” tha Kristian Spofforth, ekspert i bizhuterive të Sotheby’s.

Diadema është ngjyrë ari me theks smalti blu dhe gdhendje të kuqe me portrete klasike. Ajo ofrohet si pjesë e një seti bizhuterish, së bashku me vathët e duhur, një stoli rripi dhe krehër.

“Asnjëherë nuk mund ta dimë, nëse nuk do t’ia shohim ndonjë vajzë të vendosura në dasmën e saj. Por më shumë mundësi ka të bëhen pronë e ndonjë koleksionisti privat që shpresojmë t’i dhurojë ato në një muze ku do të ekspozohen në sërish publiku”.

Një nga koleksionuesit më të mëdhenj të veprave unike të artit është miliarderi amerikan Christofer Forbes. Koleksioni më i madh privat i Napoleonit III ka nisur në kohën kur Forbes ishte në moshën 16 vjeçare dhe babai i tij i ofroi atij një letër të shkruar dhe firmosur nga vetë Napoleoni./oranews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme