Sa të ardhura përfitojnë sportistët, që meritojnë medalje Olimpike?

Sa vlejnë medaljet olimpike? Eshtë një pyetje që bëhet shpesh dhe vlerësimet janë nga më të ndryshmet. Italia fjala vjen, që para nisjes për në Japoni, i ka për të rritur çmimet për atletët që hipin në podiumin e lakmuar.

Në “Tokyo 2020”, një medalje ari do të shpërblehet edhe me vlerën prej 180 mijë euro bruto, argjendi 90 mijë dhe bronzi 60 mijë. Këto çmime, krahasuar me “Rio 2016”, janë 20% më të larta.

Giovanni Malagò, presidenti i Coni, e ka shpjeguar vendimin: “Eshtë një mënyrë për të ndihmuar sportistët, që e gjetën veten pa të ardhura, për shkak të pamundësisë për të garuar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Të gjitha medaljet, pra, përfituan nga një rritje në vlerë, por, nëse medalja e arit tradicionalisht rritej çdo katër vjet, dy të tjerat kishin mbetur të pandryshuara në tre edicionet e fundit.