Sadiku shënoi gol, por presidenti e thumbon pas ndeshjes

Armando Sadiku ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Luganos që në ndeshjen e dytë zyrtare me këtë skuadër duke e ndihmuar që të fitonte përballë Grasshopers.

Por kjo duket nuk i mjafton presidentit Renxeti, i cili kërkon më shumë nga sulmuesi shqiptar.

“Sot pashë një skuadër të madhe që ka luajtur në mënyrë sulmuese. Kjo është meritë e Tramexanit, një trajner që do të bëjë shumë rrugë”, tha fillimisht ai duke iu kthyer më pas paraqitjeve individuale për lojtarët, mes të cilëve edhe Sadikut. Golemiç ka zhvilluar një ndeshje të madhe, jam i bindur se do të bëjë një karrierë të shkëlqyer. Ndërsa Sadiku mund të bëjë më shumë”, ishte deklarata e Renxetit.

Nuk kuptohet arsyeja pse erdhën këto fjalë për sulmuesin shqiptar, për shkakun e thjeshtë se Sadiku ka qenë ndër më të vlerësuarit pas kësaj paraqitjeje për golin e shënuar dhe për mirëkuptimin që ka krijuar shumë shpejt me shokët e tij në repartin e sulmit.