Samsung afër statusit të kompanisë më profitabile në botë

Samsung së shpejti mund të marrë statusin e kompanisë më profitabile në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave të ET News, Samsung së shpejti do të publikojë shifrat rekorde për tremujorin e dytë, të cilat do të jenë 11,6 miliardë deri në 12,3 miliardë dollarë.

Analistët kanë prognozuar një rritje të tillë të kompanisë jugkoreane gjatë kësaj periudhe.

Rivali kryesor i Samsungut, Apple renditet pas kompanisë jugkoreane me 10,5 miliardë dollarë, derisa Facebook, Google, Netflix dhe Amazon pritet të kenë përfitime prej rreth 11,1 miliardë dollarë.

Dominimi financiar i Samsungut vjen si rezultat i sukseseve të shumta në fushën e telefonave, laptopave dhe segmenteve tjera të tregut, transmeton KosovaPress.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme