Samsung Electronics bën të ditur në një konferencë për shtyp shkakun e incidenteve të Galaxy Note 7

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Seul, Kore, pas disa muajsh hetime, Samsung Electronics bëri të ditur sot shkakun e incidenteve me Note 7 dhe masat për të ndaluar ripërsëritjen. DJ Koh, President i Mobile Communications Business, i Samsung Electronics, ndau me mediat rezultate të detajuara të investigimit dhe kërkoi falje të sinqertë dhe mirëkuptim ndaj konsumatorëve të Galaxy Note 7, operatorëve telefonikë, partnerëve të shitjeve dhe të shpërndarjes dhe partnerëve të biznesit për durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Së bashku me DJ Koh, ishin të pranishëm nga UL, Exponent dhe TUV Rheinland, grupe të pavarura drejtuese të industrisë, të cilët realizuan hetimin nga ana e tyre në aspekte të ndryshme për incidentet e Galaxy Note 7.

Folësit përfshinë:

  • Sajeev Jesudas, President i Njësisë së Biznesit të Konsumatorit, UL
  • Kevin White, Ph.D, Drejtues Shkencor, Exponent
  • Holger Kunz, Zv. President Ekzekutiv i Produkteve, TUV Rheinland AG

Folësit diskutuan mbi të dhënat e hetimit në thellësi dhe zbuluan masat e reja që Samsung ka përdorur për t’iu përgjigjur incidenteve.

Bazuar në atë çfarë kompania mësoi nga hetimi, Samsung ka zbatuar një gamë të gjerë të proceseve të brendshme të cilësisë dhe sigurisë për të rritur më tej sigurinë e produktit, duke përfshirë protokollet shtesë të tilla si masat disashtresore të sigurisë dhe 8-Pikat e Kontrollit të Sigurisë së Baterisë. Samsung gjithashtu ka formuar një Grup Këshillimor për Baterinë me këshilltarë të jashtëm, akademikë dhe ekspertë kërkimorë për të siguruar se ruan një perspektivë të qartë dhe objektive mbi sigurinë e baterisë dhe inovacionin.

Grup Këshillimor përfshin:

  • Clare Grey, Ph.D., Profesor i Kimisë, Universiteti Cambridge
  • Gerbrand Ceder, Ph.D., Profesor i Shkencave Materiale dhe Inxhinierisë, UC Berkeley
  • Yi Cui, Ph.D., Profesor i Shkencave Materiale dhe Inxhinierisë, Universiteti Stanford
  • Toru Amazutsumi, Ph.D., CEO, Amaz Konsulent Teknik

“Për muaj me radhë, ne së bashku me organizatat eksperte të pavarura të industrisë, realizuam investigimin e plotë për të gjetur shkakun e incidenteve të Galaxy Note 7.” tha Koh, “Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur për të fituar besimin e klientëve tanë përmes inovacionit që përcakton se çfarë është e mundur në siguri dhe si një rrugëdalje për mundësitë e pafundme dhe eksperiencat e reja të jashtëzakonshme.”

Për informacione të mëtejshme ose për të parë konferencën e plotë për shtyp, vizitoni www.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme