Samsung prezanton smartphone-in e parë me kapak

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Thashethemet e shumta mbi telefonin e Samsung me kapak duket se kanë qenë të sakta pasi tani gjiganti teknologjik ka prezantuar një telefon të tillë Android i cili do të quhet Samsung W2017.

Samsung W2017 do të ketë ekran 4.2” Super AMOLED i cili vjen me rezolucion full HD prej 1920×1080 piksel.

Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 820 nga Qualcomm, RAM memoria prej 4GB dhe hapësira ruajtëse prej 64GB. Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë mund ta zgjeroni atë përmes kartelës microSD.

W2017 paketon dy kamera, frontalen prej 5MP dhe kamerën e pasme me 12MP e cila mund të incizojë video në 4K.

Pajisja ka bateri me kapacitet prej 2,300 mAh, sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve, Wi-Fi, Bluetooth dhe 4G LTE.

Ende nuk është bërë e ditur vlera që do të ketë ky telefon pas lansimit në treg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme