Samsung tashmë është duke punuar për Galaxy S9

Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus posa janë paraqitur në treg, ndërsa kompania tashmë është duke punuar në pasardhësin e tyre.

Siç është raportuar nga “The Investitor”, Samsung dhe Qualcomm kanë filluar punën për një çip të ri që do të përdoret për Galaxy S9, smartfoni i planifikuar për vitin e ardhshëm. Çipi i ri që do të zëvendësojë atë aktual, Snapdragon 835, dhe do të quhet Snapdragon 845.

Pritet që çipi i ri do të bazohet në procesin 10-nanometra të Snapdragon 835 dhe do të sigurojë performancë më të mirë si dhe përdorimin më efikas të energjisë.

Procesorët e serisa A në Apple janë ende superiore ndaj Samsung, kur është fjala për punën, por Snapdragon 845 mund t’a ndryshojë këtë. Për dizajnin e perlës së ardhme, megjithatë, nuk dihet asgjë./GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme