Samsung vjen me “Phablet”

Pas hedhjes me sukses në treg të Galaxy S8 dhe S8 Note, Samsung ka vendosur të rikthehet në tregu me hibridin Galaxy Note 8.

Bëhet fjalë për linjën e produkteve gjysmë tablet, gjysmë telefon, që janë pagëzuar me emrin “Phablet”.

Galaxy Note 8 do të kompensojë edhe imazhin e dëmtuar të këtyre produkteve pas problematikës së Galaxy Note 7, që kompania koreano-jugore e tërhoqi nga tregu për shkak të problematikës me baterinë.

Kjo pajisje do të mbërrijmë me një ekran prej 6 polësh dhe ashtu si Galaxy S8 dhe S8 Plus, butoni fizik është zëvendësuar nga një buton në “touchscreen”.

Pjesa e pasme është ajo që vjen me më shumë risi. Samsung “kopjon” iPhone 7, OnePlus 5 dhe Huawei Mate 9 me dopjo-kameran e tij. Ngjitur me kameran është vendosur edhe sensori i njohjes së gishtërinjve për zhbllokimin e pajisjes.

Galaxy Note 8 pritet të prezantohet nga Samsung në muajin gusht, duke i paraprirë produkteve të rivalit më të madh, Apple, që sipas traditës në shtator do të prezantojë iPhone 8.  /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme