Sanchezit nuk i lejohet të transferohet te skuadrat e Ligës Premier

Arsenal nuk do të le Alexis Sanchezin t’i bashkohet rivalëve të Ligës Premier.

Duket se kiliani ka vendosur të largohet nga Emirates gjatë verës pasi që po refuzon të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Ai u la jashtë në humbjen kundër Liverpoolit ndërsa u raportua se i ka prish marrëdhëniet me trajnerin Arsene Wenger, transmeton Telegrafi.

Chelsea dhe Manchester City janë të etur për ta parë në radhët e veta kilianin, por Arsenali nuk e ka ndërmend tu shes si në të kaluarën lojtar ë rival të drejtpërdrejtë për titull të kampionit në Angli.

Ndryshe, për shërbimet e sulmuesit ka shprehur interesim edhe Juventusi dhe PSG-ja. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme