Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka kërkuar nga të gjithë emigrantët në Francë që jetojnë si francezët dhe të mësojnë gjuhën frënge.

Sarkozy, i cili po kërkon të kthehet në maje të politikës në vitin 2017, ka shpallur luftë kundër terrorizmit islamik dhe ka thënë se gratë duhet t’i hedhin për tokë burkinit e mesjetës. Duke folur sot në një tubim publik në rrethinën veriore të Parisit, Franconville, ai ka thënë se emigrantët që fitojnë shtetësi në Francë duhet patjetër të integrohen në komunitet.

“Nëse dëshironi të bëheni francez, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët. Ne nuk do të pranojmë më integrimin që nuk funksionon, por do të kërkojmë asimilim,” ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme