Sekretari amerikan: Sulmi i Amerikës në Siri, dështim i Rusisë

Sekretari amerikan, Rex Tillerson ka akuzuar Rusinë që nuk ka reaguar ndaj sulmit të dyshuar nga armët kimike në provincën Idlib.


Ai vuri në dukje se Rusia ka dështuar të zbatojë marrëveshjen e vitit 2013 për shkatërrimin e armëve kimike në Siri.“Mendimi im është së këtu ka dështuar Rusia e cila nuk i ka përmbushur detyrimet sipas marrëveshjes, shkatërrimin e armëve kimike të vitit 2013”, ka thënë Tillerson.

Gjatë kësaj jave, Tillerson do të vizitoj Moskën për bisedime me zyrtarët rusë.

Agjencia ABC thekson se ai do të dënoj Rusinë se është përfshirë direkt në planifikimin dhe kryerjen e sulmit, duke theksuar se ai nuk e ka parë ‘asnjë provë kundër’ e cila tregon se Rusia dhe presidenti sirian nuk ishin bashkëfajtor, transmeton lajmi.net.

Tillerson ka shtuar se nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin ushtarak në Siri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme