Sekreti i madh në iPhone, shtyp 5 herë këtë buton dhe do të lidheni automatikisht me emergjencën

Me ‘Emergjencën SOS’ në iOS 11 ose më të ri, ju mund të thirrni lehtë dhe shpejt për ndihmë, duke i lajmëruar kontaktet tuaja të emergjencës.

Kur bëni thirrje me SOS, iPhone automatikisht e thërret numrin lokal të emergjencës. Në disa shtete dhe rajone, mund t’ju kërkohet të zgjedhni shërbimin që ju nevojitet.

Për shembull, në Kinë mund të zgjedhni mes policisë, zjarrfikësave ose ambulancës. Ju gjithashtu mund të shtoni kontakte të emergjencës në celularin tuaj iPhone.

Pasi thirrja emergjente përfundon, iPhone-i juaj i lajmëron kontaktet tuaja të emergjencës me një mesazh tekst, përveç nëse nuk dëshironi ju vetë, shkruan Gazeta Express.

iPhone ju dërgon atyre vendndodhjen tuaj aktuale, dhe, pas një periudhe të shkurtër, ju dërgon edhe përditësime nëse vendndodhja juaj ndryshon.

Si t’i thirrni shërbimet emergjente?

Kështu mund ta bëni në iPhone:

Shtypeni shpejtë pesë herë butonin për ndezje-fikje që ndodhet në pjesën e lartë të djathtë të celularit dhe thirrja emergjente do të fillojë. Pasi thirrja emergjente përfundon, iPhone-i juaj i lajmëron kontaktet tuaja të emergjencës për vendndodhjen tuaj me një mesazh tekst.

Si të shtoni një kontakt emergjent në iPhone:

Për të shtuar kontakt emergjent, duhet të shkoni në aplikacionin Health dhe ta bëni këtë si më poshtë:

1. Hapeni aplikacionin Health dhe prekeni Medical ID.

2. Shtypeni Edit, më pas shkoni tek ‘Emergency Contacts’ (Kontaktet Emergjente).

3. Shtypeni + për të shtuar një kontakt emergjent.

4. Prekeni ‘Done’ për t’i ruajtur ndryshimet.

Nëse e keni të aktivizuar thirrjen automatike (Auto Call) dhe provoni të bëni thirrje emergjente, iPhone-i juaj fillon të numërojë dhe lëshon një tingull të emergjencës. Pasi të përfundojë numërimi, iPhone-i juaj e telefonon automatikisht emergjencën.

Si ta ndryshoni thirrjen automatike?

Kështu mund ta bëni:

1. Hapeni aplikacionin Settings në iPhone

2. Prekeni ‘Emergency SOS’

3. Dhe më pas aktivizojeni ‘Auto Call’ duke prekur on (për aktiv) dhe off (për joaktiv).

Gazeta Express më poshtë ju tregon një shembull si funksionon një thirrje e tillë në Kosovë (me iPhone 7 Plus).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme