Selena Gomez dështon sërish

Nuk pritej nga ajo, por bukuroshja 24 vjeçare ka bërë modifikimin më të çuditshëm në Photoshop, të cilin mund të keni parë ndonjëherë. Dhe të mendosh që me Instagramin e sotëm, kemi parë lloj-lloj çudirash me modifikimin e fotove. Zakonisht bëhet fjalë për belin, që të duket më i hollë, hapësirën në mes këmbëve, që të duket më e madhe, shpatullat më të holla dhe natyrisht të pasmet me të mëdha. Por rregullimi, që ka bërë Selena, nuk bën fjalë për asgjë të tillë. Fotoja është shkrepur dhe publikuar nga artisti i make-up Hung Vanngo, natyrisht për të treguar punën e tij me tualetin edhe rregullimin e flokëve. Por fansat kuptuan se jo çdo gjë ishte dhe aq e zakonshme sa dukej. Muri në anë të Selenës ishte i lakuar, duke treguar qartësisht se në të ishte bërë një rregullim. Por një rregullim për çfarë? Për t’ia bërë flokët të duken më voluminoze apo më pak të drejta? Vërtetë që nuk e kuptojmë. Nuk jemi të sigurt nëse e ka bërë vetë Selena modifikimin apo artisti i make-up, por ky është një Photoshop-im i qartë dhe i pakuptimtë.

1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme