34 persona, shumica prej tyre fëmijë, kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sëmundjeje të panjohur që ka pushtuar Birmaninë.
Sëmundja misterioze është ngjitëse, kanë bërë me dije autoritetet, gjë e cila ka shkaktuar panik dhe tmerr tek banorët e fshatit Htan Khaë Ranma në Lahe Toënship.
Për herë të parë sëmundja u shfaq në qershor, dhe simptomat e saj janë skuqje lëkure, dhimbje të forta në sy dhe vjellje gjaku, raporton “Il giornale”.
Sipas autoriteteve spitalet janë ende duke bërë analizat dhe shpresojnë ta gjejnë zgjidhjen e kësaj sëmundjeje, por popullsia e fshatrave të prekura janë të obliguar që të mos lëvizin në mënyrë që të parandalohet përhapja e saj, përcjell “Telegrafi”.