Seria e re A e telefonave Samsung do të jetë rezistente ndaj ujit

Samsung do të paraqesë në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas, Brenda disa ditëve, serinë e përtërirë A (A3, A5 dhe A7) të telefonave të nivelit të mesëm që do të sjellë një sërë mundësish e që do të jenë më afër me top modelet e tanishme.

 

Gjigandi korean, në rrjetet sociale të Malajzisë, në ditët e fundit, shumë qartë ka zbuluar se po vjen seria A më e re, ndërsa në postimin e fundit me pika të ujit tregoi se telefoni duhet të jetë i papërshkueshëm nga uji, raporton Dnevnik.hr.

Pritet që Galaxy A5 të vijë me një ekran 5.2 inç me Full HD, procesor Exynos 7880 dhe 3 GB RAM si dhe një kamerë me 16 megapiksel.

Pajisja në katër ngjyra duhet të kushtojë rreth 400 dollarë. Specifikia të ngjashme do të duhej të ketë A7, që thuhet se do të kete ekran 5.5 inç, por ka edhe zëra se do të ketë një ekran 5.7 inç.

Siç është raportuar nga “Android Authority”, Samsung ka dërguar ftesat për prezantimin e serisë A në Kuala Lumpur më 5 janar, e që do të ishte në ditën e njëjtë kur telefonat do të shpalosen në Las Vegas. /GazetaExpress/.