Sfida me Spanjën, De Biasi: Para portës do vëmë autobus pa rrota

Sakte.net / E diel, 09 Tetor 2016   –  11 : 08

Gianni De Biasi e lë të kuptohet, që ndaj Spanjës do të ndjekë taktikën e zakonshme, si ndaj skuadrave të tjera të mëdha: të rrijë në mbrojtje në pritje për të shfrytëzuar ndonjë hapësirë të kundërshtarit, shkruan tvklan.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares: Unë besoj se futbolli nuk është vetëm numra, skemë dhe taktikë, por edhe ekuilibër duke marrë më të mirën nga karakteristikat dhe aftësitë e lojtarëve, duke marrë 101 për qind për prej tyre. Këtë do të synojmë edhe ndaj Spanjës, duke u përpjekur të shfrytëzojmë ato mundësi që do të na krijohen. E dimë që jemi të vegjël para kundërshtarit dhe diferencat janë shumë të mëdha.

I ndërgjegjshëm për potencialin sulmues të Spanjës, De Biasi e shpreh me batutën e autobusit para portës përpjekjen për të ndalur sulmet spanjolle

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares: Nuk e di nëse do të kemi autobus aq të madh për ta mbuluar portën. Nëse e bëjmë, do ta vëmë pa rrota, që të mos na hyjë topi poshtë.

Kombëtarja ka zhvilluar dy seanca stërvitore, të fundit në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri nuk zbuloi asnjë nga formacioni pori konfirmoi dyshimet e mëdha për Burim Kukelin, që rrezikon seriozisht të mungojë për shkak të dëmtimit.