Shaqiri drejt largimit nga Stoke pas deklaratës që dha për bashkëlojtarët

Për Xherdan Shaqirin ky mund të jetë sezoni i tij i fundit që veshë fanellën e Stoke Cityt.

Mesfushori me prejardhje nga Gjilani ka shpërthyer në një intervistë duke thënë se as Ronaldinho s’do ta arrinte ta ndihmonte këtë ekip të Stoke Cityt, raporton Stoke Sentinel, transmeton Koha.net.

“Ndjenja që madje edhe Ronaldinho do të bënte shumë pak në këtë ekip është e hidhur. Më duhej ta kuptoja se është ndryshe kur ke lojtarë si Ribery dhe Thiago te Bayerni, ose Icardi e Kovaçiq tek Interi. Këtu në Stoke u nuk mund të kem shumë ndikim, thjesht sepse ekziston një mungesë e cilësisë rreth meje”, është shprehur Shaqiri.

Pas kësaj deklarate duket se krerët e klubit do të shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij në verë, kurse klubi në këtë sezon po lufton për mbijetesë.