SHBA-ja nxjerr në det aeroplanmbajtësen më të avancuar të prodhuar ndonjëherë

Marina amerikane ka nxjerrë në det aeroplanmbajtësin më të ri dhe më të avancuar që është prodhuar ndonjëherë, i quajtur s“USS Gerald R. Ford”

Anija dhe ekuipazhi kanë përfunduar tashmë disa prova detare pranë Virginias, dhe do të dalin në det të hapur më vonë këtë javë për të provuar më funksionet e saj themelore, shkruan “Buisiness Insider”.

Ford, anija e parë e llojit të saj,  premton të sjellë aftësitë e reja të pakrahasueshme krahasuar me luftanijet e zakonshme , duke filluar nga nisja apo ulja e avionëve në det, zbulimin e armiqve dhe kërcënimeve si dhe gjenerimin e fuqive bërthamore për të akomoduar armët e së ardhmes.

Ford ishte përcaktuar të dilte në vitin 2009, por anija është përballur me dështime të përsëritura dhe të kushtueshme, duke e cuar koston e prodhimit në 13 miliardë dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme