Shpalljet e pazakonshme gjithmonë të bëjnë të qeshesh dhe të befasohesh por shpallja e shtetasit të Bosnjë e Hercegovinës ka mahnitur edhe të huajt.
Pronari shet Yugo 44 të mbështjell me folio alumini dhe ka satelitin e NASA-s në tavan, raporton Klixba.
Shitësi pohon sesi ky dizajn i pazakontë është bërë me qëllim sepse automobili është i pavërejtshëm nga objektet e paidentifikuar fluturuese.
Në përshkrim theksohet se mjeti është përpunuar si seri e limituar e mjeteve të specializuara luftuese kundër UFO-ve nga gjithësia, transmeton Koha.net.
Ka 1066 kuajfuqi dhe shpejtësia maksimale e tij nuk është e njohur.
“Nga pajisjet për përdorim tokësor ka retrovizorin e djathtë, rrotën rezervë (të pestën) litarin për tërheqje, ndriçimin ambiental (mbi 1 mijë ngjyra), është i mundshëm modifikimi automatik ose me dorë, auspuh, pakon e përgatitjes për polici, hartën e botës, radion ndriçuese mobile, USB, çipin stanin stage X dhe hartat e rregulluara nga kompjuteri kryesor. Automjeti nuk vërehet fare në rrugë, ashtu që mund të përdoret për qëllime tjera, më së shumti për xhelozi”, shkruan në përshkrimin e kësaj veture.
Krahas automjetit vjen edhe “pajisja për gjithësi: komunikuesi satelitor me të gjitha frekuencat e mundshme, të rregulluara që të mos pengojnë trafikun ajror, mund të vendosen në shumë objekte njëkohësisht në largësi të ndryshme (me vite drite) është i mbështjell me folie të padepërtueshme nga laserët jashtëtokësor dhe është i pavërejtshëm për cilin do lloj të sistemeve radare të UFO-ve. Krahas mjetit vijnë edhe rrobat kozmike.
Çmimi fillestar është 999,99 km dhe automjeti gjendet në Banjallukë.
Ajo që i ka bërë të qesh shumë lexues është se automjetin mund ta blini në këmbim me variantin e rëndomtë civile, lopë, dhi, dosa, peshkaqenë, porse nuk mund ta blesh me drackula.
Kjo shpallje ka tërhequr vëmendjen e madhe edhe pse është publikuar para 20 ditësh dhe për të tani po shkruajnë mediat nga rajoni, por edhe të huaja, nga të cilat edhe Daily Mail nga Anglia.