Shkëndija e Tetovës mbushi stadiumin më shumë se kombëtarja maqedonase

Shkëndija e Tetovës është mundur edhe në ndeshjen e dytë nga Gent, mirëpo ajo ka fituar një rekord. Jo vetëm kalimi i tureve në Europë, por mbi të gjitha respekti dhe shikueshmëria nga tifozët e saj.

Në takimin e së enjtes, skuadra shqiptare ka tejmbushur stadiumin “Filipi i Dytë”. Ashtu si kurrë ndonjëherë, ky stadium ka pasur rreth 29 mijë spektatorë. Siç kanë raportuar mediat maqedonase, Shkëndija ka bërë të mundur që të ketë më shumë tifozë të pranishëm në shkallët e këtij impianti, edhe në krahasim me Kombëtaren e Maqedonisë.

ballistet

Një mbështetje e madhe e merituar për skuadrën shqiptare, e cila, pavarësisht humbjes së thellë në sfidën e dytë, është paraqitur denjësisht në turet kualifikuese të Europa Ligës, duke arritur edhe në fazën “play off”, njofton Panorama Sport.

Shkëndija ka pasur një mbështetje shumë të madhe edhe nga shqiptarët, ndërkohë që në impiant kanë qenë edhe përfaqësues të grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, përveç ultrasve të saj dhe tifozëve të shumtë nga territori maqedonas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme