Shkëndija ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të fazës kualifikuese për Europa League
Skuadra tetovare, Shkëndija, e cila barazoi 0:0 në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj FK Neftchi, fitoi 1:0 në Shkup, për ta prekur rrethin e parë për herë të parë në histori të saj.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në ‘Arena Philip II’ në Shkup, heroi u shpall Besart Ibraimi, i cili shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshje në minutën e 31’të, për ta kualifikuar Shkëndijën për herë të parë në rrethin e tretë të fazës kualifikuese për Europa League.
http://www.dailymotion.com/video/x4l8nap_besart-ibraimi-goal-shkendija-1-0-neftci-baku-21-07-2016-hd_sport