Shorti i US Open: Williams përballet me Sharapovën qysh në rundin e parë

Serena Williams do të përballet me Maria Sharapovën qysh në rundin e parë të US Open, në “Flushing Meadows” në Nju Jork.

Serena Williams dhe Maria Sharapova i kanë luajtur plot 21 ndeshje kundër njëra-tjetrës dhe shpeshherë kanë shfaqur rivalitet të madh mes vete. Kjo është hera e parë që ato do të takohen që nga çerekfinalja e Australian Open 2016, transmeton Gazeta Express.

Williams ka pasur probleme me shpinë gjatë javëve të fundit, ndërsa Sharapova është kufizuar në vetëm gjashtë ndeshje që nga janari për shkak të një lëndimi të shpatullave.

Në anën tjetër, Novak Djokovic do ta fillojë rrugëtimin për ta mbrojtur titullin e kampionit kundër spanjollit Roberto Carballes Baena, përderisa kampionia e grave 2018, Naomi Osaka, do të përballet me rusen Anna Blinkova.

Spanjolli Rafael Nadal do të përballet me australianin John Millman, përderisa 20-herë kampioni i Grand Slams, Roger Federer, është ende në pritje për ta mësuar kundërshtarin e vet.

Britanikja Johanna Konta përballet me rusen Daria Kasatkina, përderisa Kyle Edmund do të luftojë kundër spanjollit Pablo Andujar.

Dan Evans do të garojë kundër Adrian Mannarinos nga Franca, përderisa Cameron Norrie është ende në pritje për ta kuptuar tenistin e radhës që do të kualifikohet. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme