Shpiket droni për të studiuar akullnajat Alpine

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Ky dron arrinë të fotografojë me një qartësi të lartë dhe cepat e akullnajave, të cilat kanë qenë të pa kapshme më parë.

Gjithashtu karakteristikë tjetër e tyre është që këta dronë fluturojnë mbi akullnaja në 2.400 metra mbi niveli e detit.

Një grup studiuesish të Universitetit të Milanos, kanë zhvilluar këtë teknikë të re të monitorimit të akullnajave, me qëllim kontrollin e gjendjes së tyre dhe për të parë se sa akull shkrihet çdo periudhë të vitit.

Po ashtu studiuesit e DISAT kanë arritur që të vënë në punë një dron quadricottero, në 150 metra lartësi nga akullnaja Morteratsch, që është më e madhja e Alpeve Bernina në Zvicër.
Ky dronë i ngritur në këtë lartësi ka kapur imazhe 3D ku tregohet me detaje gjendja e akullnajës.
Pikërisht nga modele të këtyre imazheve tregohet qartë se cila është periudha në të cilën bora sezonale zhduket dhe me sa shpejtësi ndodh kjo gjë.

Ata thonë që “5 metra trashësi në pjesën e përparme të akullnajës Morteratsch janë shkrirë”.
Ky lloj droni gjithashtu mund të ndihmojë shkencëtarët për të zbuluar më shumë rreth grimcave akullnajore, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe errësojnë sipërfaqen e akullnajave duke bërë që akulli të shkrijë më shpejt sepse efekti reflektues është më i pakët duke thithur në këtë mënyrë më shumë rrezatim.

Droni i ka ndihmuar shkencëtarët për të kuptuar nëse shkaqet kryesore të kësaj shkrirje akulli janë natyrore apo nga njeriu, citon elbasani plus.

Hulumtuesit shtuan se këto të dhëna do të ndihmojnë edhe për të analizuar masën e shkrirjes së mundshme në akullnaja të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme