Shqipëri – Skoci 11:0, Dede ndihet i tradhtuar nga lojtaret kosovare

Nevil Dede, selektori i Shqipërisë U-19 në konkurrencën e femrave, ka akuzuar futbollistet kosovar për debaklin e pësuar nga Skocia, me rezultat 11:0.

Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë, në konkurrencën e femrave, ka pësuar debakël në ndeshjen ndaj Skocisë, të cilën e humbën me rezultat të thellë 11:0.

Për këtë humbje, selektori i ekipit kuqezi, Nevil Dede, ka akuzuar tri lojtare kosovare, të cilat e kanë braktisur skuadrën shqiptare, për përfaqësuesen e Kosovës.

“U ndiem të tradhtuar realisht. Fjalën tradhti e përdor sepse dy ditë para ndeshjes u njoftova që tri vajza nuk do të vinin, të cilat ishin pjesë e jona. Në fakt, ato nuk do të humbisnin asgjë nëse do të luanim me U-19 dhe më pas të zgjidhnin se me cilën ekip do ët luajnë, për Shqipërinë apo për Kosovën”, ka deklaruar Dede për Super Sport, përcjell Express.

“Është zgjedhje e tyre dhe nuk i gjykojmë dot, por të paktën të na kishin njoftuar pak kohë më parë. Grupi ynë është realisht i limituar dhe vetëm në momentet e fundit kemi marrë tri vajza të tjera, pa stërvitje dhe pa punuar me grupin. Gjithsesi tradhtia u përket atyre dhe jo neve”, është shprehur trajneri i Kombëtares U-19 të femrave kuqezi”, ka theksuar ai