Shqipëria po vazhdon t’i marrë Kosovës lojtarë, edhe pse kjo e fundit tashmë është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.
Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) për shumë vite i ka marrë lojtarë Kosovës për përfaqësuesen A dhe grup-moshat.
Por, ky avaz po vazhdon edhe pse Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) tashmë është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.
Sipas mediave daneze, selektori i përfaqësueses 21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka bindur mbrojtësin kosovar, Bardhec Bytyqi, t’u bashkohet kuqezinjve.
Bytyqi, i cili është me nënshtetësi daneze, është pjesë e skuadrës nga Danimarka, Alborgun.
19-vjeçari me prejardhje nga Kosova do të jetë pjesë e kuqezinjve gjatë grumbullimit në datat 18 deri më 25 janar.