Shuhet papritur aktori shqiptar Bujar Lako

Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Bujar Lako.

Ai njihej për rolet e tij të shumta në teatër, por edhe në televizion dhe gjithashtu është nderuar me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985 si dhe titullin “Nderi i Kombit” .