Si do të jetë Toka pas 250 mln vitesh

Lëvizjet e pllakave teknonike kanë zhvendosur dhe vazhdojnë të zhvendosin gradualisht kontinentet e Tokës.

E në bazë të lëvizjeve të shkaktuara deri më tani, shkencëtarët kanë realizuar një simulim kompjuterik dhe pretendojnë sesi do të duket planeti ynë pas 250 milionë vitesh.

Sipas këtij simulimi, të realizuar nga shkencëtarë të Universitetit të Jalës dhe Agjencisë Japoneze të Shkencave Detare dhe Tokësore, pas 250 milionë vitesh do të formohet një megakontinent, që ata e kanë pagëzuar me emrin Amazia.

Ata thonë se Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut do të afrohen me njëra tjetrën duke bërë që Deti i Karaibeve dhe Oqeani Arktik të zhduken. Vetë Amerika e dalë nga bashkimi i jugut me veriun do të bashkohet me Azinë, duke formuar atë që e quajnë Amazia.

Ndryshime do të pësojë edhe Europa, që do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më, por do të jetë një brez tokësor që do të lidhë Kontinentin e Vjetër me Afrikën.

Shkencëtarët kanë bazuar simulimin e tyre në bazë të teorisë për ndryshime gjeofizike të Tokës në 300 milionë vitet e fundit. Sipas kësaj teorie, 300 mln vite më parë, Toka përbëhej nga një kontinent i vetëm, i quajtur Pangea, që nga greqishtja e vjetër përkthehet “E gjithë toka”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme