Si e njohin sllovenët Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump

Ajo e ka lënë vendin e saj për të ndjekur rrugën e modelingut.
Tashmë që ajo është Zonja e Parë, edhe vendi i saj pritet të njihet nga e gjithë bota.
Jakob Susteric, i cili drejton një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë, thotë se pak e njohin Slloveninë tani, por së shpejti kjo do të ndryshojë.
Fotografi Stane Jerko kujton se e ka parë Melaninë kur ajo ishte vetëm qetë 17 vjeçe në një organizim mode në qytetin e saj, Sevnica.
Edhe atëherë ajo thonë se dallonte për bukurinë dhe energjinë e saj.
Petra Sedej, një shoqe klase gjatë shkollës së mesme, kujton bisedat e tyre në lidhje me dëshirën e madhe për të parë botën.
Disa vajza e kishin zili bukurinë e saj, por ajo nuk reagonte.
“Unë mendoj se kjo vjen nga diçka e fortë që ndodhet brenda saj”,- ka thënë Sedej.
Në Sevnica, miku i familjes Zdravko Mastnak thotë se babai i saj, Viktor Knavs, i ngjante shumë Donald Trump – ishte një burrë ambicioz, biznesmen i mirë dhe gjithmonë në kërkim për të përmirësuar jetën e tij, përtej asaj që fitonte nga shitja e makinave në një kompani shtetërore, përcjell “Panorama”.
Melania, është Zonja e Parë e dytë që ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme