Kohët e fundit keni dëgjuar shpesh për përgjimet, vjedhjet e llogarive dhe hacker-imet në WhatsApp dhe jo vetëm, por si mund ta kuptosh po të “përndjek” në WhatsApp?
Një sjellje fiksuese e përsëritur, këmbëngulëse dhe ndërhyrëse që shkakton frikë dhe alarm tek viktima konsiderohet si “cyber stalking” dhe mund të rezultojë e rrezikshme nëse nuk e ndaloni në kohë.
Ekspertët sugjerojnë se në rast dyshimi të tillë, duhet të studioni sjelljen e personit tjetër dhe mënyrën sesi e folura apo mesazhet e tij ju bëjnë të ndiheni. Të raportosh dikë për “përndjekje në WhatsApp” duket dramatike, por nëse ndiheni të kërcënuar është vendimi më i sigurtë që mund të merrni.
Nëse gjëja e parë që bëni kur ndiheni se dikush ju përndjek në mënyrë posesive, është ta bllokoni, mos harroni t’i bëni një screenshot mesazheve për të ruajtur informacionin që mund t’ju duhet në vijim.