Simeone zbulon çudinë e vitit

Sakte.net/ E Premte- 16 Shtator 2016 / 12:08

Diego Simeone ka konfirmuar se e ka reduktuar kontratën me Atletico Madridin nga viti 2020 deri më 2018

Atletico Madrid dhe Diego Simeone kanë diçka që askush nuk e ka bërë deri më tani në botën e futbollit.

Klubi nga Mestalla dhe trajneri argjentinas kanë reduktuar kontratën që kanë mes vete, përcjell Express.

Simeone, i cili kishte kontratë me Atleticon deri në vitin 2020, e ka reduktohet për dy vite – deri në vitin 2018.

“Ky informacion është i vërtetë. Unë kam folur me klubin dhe kemi marrë këtë vendim për të mirë të klubit. Kjo nuk do të ndrysho asgjë mes nesh”, ka deklaruar Simeone në konferencën për media.