S’kanë të ndalur problemet, Facebooku sërish bie nga sistemi

Facebooku sërish bie nga sistemi

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka rënë sërish nga sistemi, vetëm dy javë pasi një rënie masive i kushtoi qindra miliona dollarë.

Përdorues nga e gjithë bota kanë raportuar problemin për qasje në rrjeti social në mesditën e së shtunës.

Një rënie shtatëorëshe në tetor – ku u përfshinë Facebooku, Instagrami, WhatsAppi e Messengeri – ishte defekti më i madh me të cilin qe përballur Facebooku ndër vite.

Rënia e Facebookut është raportuar të shtunën, me mijëra përdorues që kanë shfrytëzuar platforma tjera si Twitteri për ta raportuar rënien.

Nuk dihen shkaqet e telasheve të reja të gjigantit teknologjik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme