Skemat pensionale: Ata që punuan nën masat e dhunshme ’91-‘98, marrin pension më të ulët

Meliq Ymeri nga fshati Kuk e Dragashit, pavarësisht diplomës dhe përvojës së punës, ankohet se nuk po e gëzon pensionin e plotë.

Ai kishte diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin Juridik në Prishtinë dhe thotë se pensionin mujor do të duhej ta merrte 230 euro, e jo 172, sa e merr aktualisht, raporton KTV.

Kjo nuk po i mundësohet, shkaku i udhëzimit administrativ të Ministrisë së Punës për kategorizimin e pensioneve, i cili ka hyrë në fuqi në fund të 2015 –s.

Këtë udhëzim, Ymeri e quan diskriminues.

Në Ministrinë e Punës thonë se kanë hartuar koncept dokumentin për pensione me qëllim të reformimit të skemës pensionale.

Sipas drejtorit të departamentit të pensioneve në këtë ministri, ky dokument do të jetë i përshtatshëm për të gjitha kategoritë.

Koncept-dokumenti për reformën pensionale është dërguar tashmë në Kuvend, i cili edhe ka themeluar javë më parë komisionin që do të merret me këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme