Skënderbeu kalon në raundin e tretë të UEFA Europa League, mposht 2-0 milionerët e Kairatit

Skënderbeu ka mposhtur me rezultuan 2-0 kazakët e Karatit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e turnit të dytë të UEFA Europa League duke siguruar kualifikimin për fazën e mëtejshme. Korçarët kanë mundur me rezultatin e përgjithshëm Karat Kalmatatin 3-1, pasi përballja e parë ka përfunduar me shifrat 1-1. Skënderbeu ka zhvilluar një lojë të kujdesshme, duke mbyllur pjesën e parë me rrjeta të pa prekura, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Lilaj në minutën e 50-të pasi ka rrëmbyer një top në zonën e rreptësisë ka dribluar të gjithë mbrojtëset që i kanë dalë përpara dhe ka shënuar golin e avantazhit duke shpërthyer stadiumin në festë. Golin e sigurisë për korçarët e shënoi Sebino Plaku në minutën e 83-të të takimit me një parabol të mrekullueshme duke siguruar kaluafikimin. Në turin e tretë kualifikues, “Ujqërit e Dëborës” do të përballen me skuadrën çeke të Mllada Boleslavit. I pranishëm në stadiumin e Skënderbeut ishte edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e pjesëtarit shqiptar të stafit të tij, Ervin Bulku.

Loja

Skënderbeu edhe pse luajti me 10 lojtarë për disa minuta në fund nuk lejoi që për plot 87 minuta lojë kazakët të godisnin në kuadratin e portës korçare. Skuadra e Ilir Dajës pati meritën që në fillim të lojës ti tregojë Kairatit se kush bën ligjin në fushë duke sulmuar kundërshtarët në gjysmëfushë, teksa në 16 minutat e para të të lojës pati plot pesë goditje drejt portës kundërshtare nga Nimaga, Xhejms, Osmani, Jashanica dhe Radas. Me golin që nuk erdhi, korçarët qetësuan disi ritmin duke mbyllur 45 minutat e par në barazim. Në fraksionin e dytë të lojës, Daja ndëron Xhejmsin me Plakun, i cili rezultoi asi nën mëngë, pasi në të 50-tën mbajti në lojë një top që Lilaj e shndërroi në një xhevahir duke e dërguar në fundin e rrjetës, 1-0 për Skënderbeun. Minutat kalojnë dhe kazakët duken në gjumë të thellë deri në të 76-tën kur mesfushori Lilaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë ps një ndërhyrje të diskutueshme duke i dhënë të paktën superioritet numerik kazakëve. Gjithsesi Skënderbeu ndryshe nga çdo të kishte vepruar ndonjë ekip tjetër jo vetëm që nuk u tërhoq, por e sulmoi kundërshtarin me Latifin që në të 78-tën për pak nuk gjeti golin e dytë me një goditje të fushime jashtë zonës e cila u devijua nga mbrojtësit në goditje këndi, ndërsa pak sekonda më pas Nimagës ju mohua goli nga traversa. Megjithatë golin e gjeti Plaku në të 83-tën që ju vodh mbrojtjes dhe me një parabël “vulosi” kualifikimin për korçarët. Ndërsa në minutën e 86-të Arzou ndëshkua me karton të kuq pas një goditje me bërryl në fytyrë në dëm të Vangjelit, duke lënë dhe kazakët me 10 vetë në fushë, që të dorëzuar plotësisht përpara “ujkut” pranuan ligjin e më të fortit, me Skënderbeun që tregon se mbetet një emër i madh për shqiptarët në Europë. Skënderbeu do të udhëtojë drejt Republikës Çeke në turin tjetër të Ligës së Europës, pasi shorit e ka vënë skuadrën shqiptare përballë fituesit të çiftit Mllada Boleslav-Shemrok Rovers dhe çekët ishin ata që dominuan në sfidën e dyfishtë ndaj irlandezëve. Ekipi i cili mbylli kampionatin çek në vendin e katërt në sezonin 2016-2017, fitoi 3-2 në sfidën e parë në transfertë falë dy golave të Mebrahtu dhe golit në fund të ndeshjes nga Shramosta. E njëjta dyshe vendosi edhe takimin e djeshëm, të fituar në shtëpi me shifrat 2-0. Shramosta shënoi golin e parë që në minutën e 9 të ndeshjes, ndërsa Mebrahtu, i cili ka nofkën “Golgol”, dyfishoi shifrat në minutën e 31. Këta dy lojtarë do të jenë edhe rreziku kryesor për prapavijën e Skënderbeut, në përballjen e turit tjetër të aktivitetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme