Snapchat me risi

Së fundmi Snapchat ka bërë të mundur që përdoruesit e tij të kenë mundësi t’i ruajnë fotot e tyre, për t’i ripublikuar më pas nëse dëshirojnë. Më parë fotoja që publikohej ndahej me të tjerët vetëm 24 orë dhe më pas në vend të fotos shfaqej një sfond i bardhë.

Tani aplikacioni ka sjellë një risi nga e cila përdoruesit do të kenë mundësi ta publikojnë më shumë se një herë foton e tyre të preferuar. Snapchat mund të kthehet tashmë si një aparat fotografik për ju, ku mund t’i ruani aty fotot tuaja.

Kompania e teknologjisë është e prirur të jetë më shumë se vetëm një aplikacion pas lundrimit në tregun e aksioneve. Evan Speigel, 26 vjeç, themelues i Snapchat, pesë vjet më parë, kohët e fundit u bë një miliarder në sajë të ofertës publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme