“Sony” planifikon të hedhë në treg 5 modele të reja Xperia

Kompania “Sony” është duke u përgatitur për gjeneratën e dytë të telefonave të zgjuar 4K.Margaritari i telefonave celularë në vitin 2017 siç duket do të jetë paisja me kodin Sony Yoshino, i cili do të prezantohet në panairin MËC 2017.

Modeli do të ketë një ekran 5.5-inç 4K (3840×2160 pixels), procesor Snapdragon 835, RAM memorie prej 4 ose 6 GB LPDDR4 dhe një nga modulet më të mira të kamerave.

Për inçizim përgjegjës është Sony IMX400, i cili është në gjendje të ofrojë fotografi dhe video me cilësi të lartë në të gjitha kushtet e motit.

Megjithatë, kompania nuk ka në plan që të përqëndrohet vetëm në telefonin më të mirë, por do të ofrojë katër modele: Soni BlancBright, Sony Keyaki, Sony Hinoki dhe Sony Mineo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme