Skuadra e Prishtinës do të luaj kundër Ferizajt në derbin e xhiros së 23-të në Vala Super Ligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline
Prishtina e cila nuk po kalon mirë në ndeshjet e fundit, madje së fundi shkarkuan trajnerin gjerman, Lindemann presin ekipin nga Ferizaj e cila është këndellur me trajnerin e ri nga Shkupi.
Ferizaj gjendet në pozitën e nëntë me 21 pikë dhe kërkon një rezultat pozitiv sot, ndërsa Prishtina në të tretin me 42 pikë, e cila kërkon pikë maksimale për t’i qëndruar mbrapa liderit Trepçës 89 dhe Feronikelit vendit të dytë.
Takimi pritet të nis sot nga ora 14:00, ndërsa vlen të përmendet se fokusi pritet të jetë te trajneri i ri prishtinas, Arsim Thaci./IndeksOnline/