Sot takim vendimtar për Renato Sanchesin

Roma dhe PSG sot takim vendimtar për Renato Sanchesin.

Ka filluar java vendimtare për tregun e transferimeve te Roma, pasi Jose Mourinho dëshiron edhe dy lojtarë cilësorë.

Në fakt ditë vendimtare është edhe për të ardhmen e mesfushorit portugez Renato Sanches që është objektivi kryesor për sulmin.

Calciomercato ka njoftuar se sot do të ketë një takim vendimtar mes dy klubeve për të ardhmen e Sanches i cili është pajtuar të bashkohet me bashkëkombësin e tij Jose Mourinho te Roma.

PSG kërkonte shitjen e menjëhershme të Sanchesit, por Roma nuk është gati të shpenzoj tani para shkaku i ‘FFP’.

Gjithnjë sipas mediumit italian do të ketë një huazim të Renato Sanchesit te Roma për shumën e tre milionë eurove, derisa kryeqytetasit italian do ta kenë të drejtën e blerjes për 13 milionë euro të tjera në verën e vitit 2024.

Gjithsesi sot pritet të arrihet marrëveshja mes palëve me PSG-në që ka shprehur gatishmërinë të paguaj një pjesë të pagës prej 5,5 milionë eurove neto në sezon të Renato Sanches.

25-vjeçari do të largohet nga PSG pas vetëm një viti qëndrim në Parc de Princes, ku ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare dhe ka realizuar edhe dy gola.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme