Stadiumi mund të rinovohet, por lojtarë yje s’do të ketë

Sakte.net / E shtune, 15 Tetor 2016  –  10:23

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS), si përkrahëse kryesore financiare e rinovimit të stadiumit të qytetit të Prishtinës, besojnë fuqishëm se Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore të botërorit “Rusia 2018” në këtë arenë, shkruan sot Koha Ditore.

Por, edhe nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së paraparë dhe përfshihen rekomandimet që UEFA ka dhënë në mënyrë që në fund të pranohet stadiumi për ndeshje ndërkombëtare, në Prishtinë nuk do të zbresin yj të mëdhenj të futbollit evropian gjatë këtij cikli eliminator.

Kosova për kundërshtar të muajit shtator e tetor të vitit 2017, kur stadiumi pritet të jetë gati, do të presë Finlandën (5 shtator) dhe Ukrainën (6 tetor). Në këto dy ekipe aktualisht nuk ka ndonjë yll, siç ka në ekipet e tjera të grupit ku bën pjesë Kosova, si te Kroacia e Turqia. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.

Ndeshjet e tjera si vendase, Kosova t’i zhvillojë në Shkodër, aty ku ka luajtur një ndeshje tashmë, atë kundër Kroacisë. Në këtë qytet, do të presë edhe Islandën (24 mars 2017) e Turqinë (11 qershor 2017).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme