Stallone tërhiqet nga pjesa e katërt e filmit “The Expendables”

Aktori i njohur Sylvester Stallone ka vendosur të mos kthehet në franshizën “The Expendables”, në episodin e katërt të saj, raporton Deadline.

Aktori 70 vjeçar, i cili bashkë-shkroi tre episodet e para të kësaj franshize, thuhet se është në kundërshtim me kreativitetin e kreut të kompanisë filmike “Nu Image/Millennium”, Avi Lerner, mbi regjinë e pjesës së katërt të “The Expendables”.

Është spekuluar se filmi do t’i sillte Stallonet pagesën më të madhe ndonjëherë në karrierën e tij, transmeton Koha.net. Ai për pjesën e katërt të “The Expendables” do t’i merrte 20 milionë dollarë.

Image

“Ramë dakord për 95 për qind të gjërave, por ka disa gjëra për të cilat nuk pajtohemi. Nuk mendoj se kemi mbaruar, por ju shkruani çfarë të doni”, tha Avi për Deadline.

Megjithatë, Deadline raporton se aktori Stallone është tërhequr nga ky projekt.

Tre pjesët e para të filmit “The Expendables” kanë fituar mbi 803 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa në SHBA 227 milionë nga shuma totale.

Aktorët që kanë luajtur në tre pjesët e para të kësaj franshize janë: Stallone, Arnold Schwarzenegger, Jason Statham, Jet Li, Randy Couture, Terry Crews dhe Dolth Lundgren.

Ndërsa aktorët Bruce Willis, Chuck Norris, Liam Hemsworth, Harrison Ford, Mel Gibson dhe Kelsey Grammar janë paraqitur në pjesë të ndryshme të franshizës, përcjell Koha.net.

Pjesa e katërt e “The Expendables” do të jetë pjesa e fundit e franshizës, kishte thënë Stallone para se të tërhiqej nga projekti.

Edhe aktori Pierce Brosnan thuhet se do të luajë në pjesën e katërt, e po ashtu spekulohet se edhe aktorët Vin Diesel, Jack Nicholson dhe Jackie Chan do të marrin pjesë në këtë film.

Image

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme