Stresit ia thyejnë Instagramin: I ‘zbulojnë’ detaje tronditëse! (Foto)

Reperit shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi sot i kanë thyer llogarinë në Instagram me rreth 180.000 ndjekës.

Arkimedit ia kanë ndërruar edhe emrin e llogarisë duke e zëvendësuar me term ofendues.

Në një shkrim me gjuhë eksplicite, kritikohet Stresi për përfshirjen në ngjarje që si përkasin atij me gjoja tendencën për të rënë në sy por përmendet edhe një tjetër fakt – paraqitja vitin e kaluar në ‘Këngë Magjike’.

Sipas personit që i ka thyer llogarinë reperit, Stresi ka marrë vitin e kaluar rroba me qera për paraqitje në festival teksa më vonë ato rroba nuk i ka kthyer.

Kjo nuk është hera e parë që Arkimedit i thyhen llogaritë në rrjete sociale. Pak muaj më parë, reperit iu zhduk kanali zyrtar në Youtube me shumë projekte që pas vetes kishin miliona shikime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme