‘Stupcat’ tërhiqen nga Youtube, i bashkohen shtëpisë vendore ‘Gjirafa’ (FOTO)

Grupi humoristik ‘Stupcat’ nga data 20 mars mund ti shohim në platformën online gjirafa.com.

Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info aktori i ‘Stupcave’, Vedat Bajrami i cili në një prononcim për arbresh tha se ‘Stupcat Group’ dhe ‘Gjirafa Video’ kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

‘Nga 20 marsi e tutje xhirimet tona kalojnë në platformën online Gjirafa.com dhe ne do e kemi kanalin tonë stupcat.gjirafa.com’, u shpreh ai duke thënë që mbi 2000 ‘hajna’ janë pasuruar në kurriz të grupit humoristik Stupcat sikur në Kosovë ashtu edhe në Diasporë.

Sipas aktorëve Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safçiu kanë pohuar se për 15 vite pune në këtë profesion ka pasur shumë keqpërdorime të materialeve të ‘Stupcave’ dhe për atë kanë vendosur që të kalojnë në platformë më të sigurtë.

“Ne me audiencën tonë dhe me bashkëpunimin me Gjirafën sot po mundohemi me i ndihmu edhe zhvillimit ekonomik të këtij vendi. Vizioni ynë gërshetohet mirë me atë të Gjirafës, kjo që të mund ti senzibilizojmë edhe bizneset, ti kanalizojmë e profilizojmë lidhjet me ta. Ne e gjejmë veten tash si në shtëpinë tonë” ka pohuar Mensuri.

Përndryshe, 3-shja e ‘Stupcave’ kanë mbajtur një konferencë për shtyp sot ku në të mori pjesë edhe CEO i platformës Gjirafa, Mergim Cahani. /Arbresh.info

20170316120542800

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme