Sulmet terroriste në Shqipëri? Salihi ka një mesazh për Izraelin

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Hamdi Salihi, ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, u ka thënë izraelitëve se mos të kenë frikë nga ndonjë sulm në Shqipëri

 

Mediat izraelite, të shqetësuara nga raportimet e rreziqeve qe i kanosen zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, kanë kontaktuar me ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Hamdi Salihin, i cili ka luajtur gjatë karrierës edhe në Izrael, për t’i marrë një mendim mbi situatën e krijuar.

“Nuk besoj se mund t’i ndodhë gjë Izraelit në Shqipëri. Ata mund të vijnë pa frikë pasi Shqipëria është vendi i fundit në Evropë ku mund të ndodhë një akt terrorist”, është shprehur Salihi.

Pas arrestimeve të 4 personave në Shkodër, të dyshuar se po planifikonin sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë zhvillimit të ndeshjes, FIFA vendosi që takimi të zhvendoset në “Elbasan Arena”, por së fundmi po diskutohet edhe mundësia e shtyrjes së takimit