Talente edhe në imitim, Flaka Krelani bëhet pjesë e “Your Face Sounds Familiar” (Foto)

Këngëtarja Flaka Krelani është veçuar gjithmonë për zërin e saj të fuqishëm dhe muzikën e mirëfilltë që bën.

Ajo ka qenë shumë aktive në muzikë gjatë vitit 2016, gjersa këtë vit do ta shohim aktive edhe në televizion.

Flaka është emri i dytë që i bashkohet këtë vit spektaklit të njohur “Your Face Sounds Familiar”, i cili ka në fokus imitimet e personazheve të njohur nga showbizi ndërkombëtar.

Pos talentit në muzikë, këngëtarja do të provojë këtë vit të tregojë një tjetër anë të saj, të cilën nuk kemi patur rastin ta shohim.

Mbetet të shihet se si do të jetë eksperienca e këngëtares nga Gjakova në këtë spektakël. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme