Talenti nga Lipjani Blendim Gashi që luan në Zvicërr

E premte, 21 Tetor 2016  –  Sakte.net

Blendim Gashi është njëri nga futbollistët më të talentuar të futbollit në Zvicërr.

Mediet kosovare sot 23 vjeçarin e shohin si një futbollist i cili premton shumë.

I lindur në Kosovë, Gashi sot është futbollist i skuadrës Kosova e Gjeneves, më parë si 13 vjeqar u aktivizua tek KF Ulipana për ti kaluar të gjitha grupmoshat për tu aktivizuar në Superligën e Kosoves tek KF Drita e Gjilanit,pas shumë kontakteve me presidentin e klubit Kosova e Gjeneves –Selajdin Salihu, Gashi ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tije në Zvicërr.

Ai shprehet i kënaqur me futbollin që zhvillohet në Zvicërr por edhe për mundësit që sot i ka një i ri këtu.

“Më duhet të punoj edhe më shumë me topin, dhe mendoj se jam duke bërë progres të vazhdueshëm”, thotë Blendimi për portalin Sakte.net