Tani mund të përdorni Skype edhe pa qenë i regjistruar

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Microsoft më në fund e ka kuptuar se të shumtë janë ata ofrues të komunikimit me audio dhe video të cilët nuk kërkojnë një regjistrim për të shfrytëzuar shërbimin.

Një postim në blog, Microsoft tha se Skype e ka bërë tashmë më të lehtë komunikimin me familjen, miqtë apo kolegët sepse as regjistrimi e as shkarkimi i aplikacionit nuk janë kriter për shfrytëzimin e shërbimit.

Përdoruesit mund të gjenerojnë lidhje bisedash nga uebfaqja e Skype dhe bashkëbiseduesit mund ti bashkohen thjesht duke klikuar lidhjen.

Të gjitha veçoritë falas të Skype janë të disponueshme edhe përmes kësaj forme komunikimi si thirrjet audio, video, ndarja e ekranit e madje edhe skedarëve.

Deri në 300 persona mund ti bashkohen një bisede me tekst dhe vetëm 25 një thirrje me zë apo video. (PCWorld Albanian)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme