Kishin dëgjuar se protezat protetike kanë çmime të larta, nga 700 euro e më shumë, varësisht nga kualiteti i protezës.
Por, çmim më të lirë ka proteza që mund të realizohet me printerin 3D, fakt ky që ka shtyrë anëtarët e RotaractClubIllyrian të punojnë në këtë drejtim, për të lehtësuar jetët e mbi 150 personave në nevojë në Kosovë.
Proteza funksionon duke e lidhur në kyçin e dorës. Kur lëviz kyçi, proteza me anë të disa penjve hyn në funksionon dhe e mundëson lëvizjen e dorës.
Pra, gjithçka është mekanike pa nevojë për ndërhyrje kirurgjike.
Ekspertët kanë dalë me të dhënat se proteza e printuar në 3D është më e bukur në dukje dhe se kryen më mirë funksionet e saj, si lëvizjet apo mbajtjet e gjësendeve.
Ajo nuk është aspak e rrezikshme, pasi materiali është krejtësisht organik.
Proteza është rezistente ndaj ujit, por assesi nuk duhet të ketë kontakt me ujin e nxehtë të vluar në mbi 100 gradë, meqë mund ta zbusë plastikën dhe ta deformojë atë. Sidoqoftë, proteza nuk i ka problem temperaturat e larta ditore.
Sa i përket peshës, kjo varet kryesisht nga madhësia dhe dizajni. Një protezë e madhësisë normale mund të peshojë nga 200-600 gramë.
Qëllimi i projektit të RotaractIllyrian është tw ndihmojë personat që kanë nevojë për proteza të tilla, dhe nuk mund t’i përballojnë financiarisht. Kështu, ato nuk janë në shitje, por do të dhurohen.