Ten Hag nuk pret aspak, e gjen zëvendësuesin e Ronaldos

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez dje kërkoi largimin nga klubi.

Mungesa e transferimeve dhe mospjesëmarrja në Champions League janë ndër faktorët kryesorë të dëshirës së tij për largim nga “Teatri i Ëndrrave”.

Ndërkohë, Erik ten Hag dëshiron ta zëvendësojë pesë herë fituesin e Topit të Artë me sulmuesin brazilian të Ajax, Antony, 22 vjeç, nëse sulmuesi portugez, 37 vjeç, lejohet të largohet këtë verë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme