Për kreun e shtetit, Hashim Thaçi, secili pjesëmarrës i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio është fitues.
E tillë, për Thaçin, është edhe Nora Gjakova, pavarësisht se ajo humbi në luftën e dytë për ta këputur aty ëndrrën për medalje.
“Edhe pse e lënduar, Nora njësoj si Majlinda ka bërë çmos për të fituar dhe na bëri krenarë si çdo herë me paraqitjen e saj, pavarësisht rezultatit. Të gjithë sportistët kosovarë pjesëmarrës në Rio 2016 janë fitues”, ka shkruar Thaçi.