Portieri i ri i Liverpoolit, Loris Karius do të jetë jashtë ekipit për tetë ose dhjetë javë pasi ka thyer dorën.
Portieri 22-vjeçar është lënduar gjatë ndeshjes kundër Chelseas të mërkurën dhe do të kthehet nga Amerika në Angli për operacion.
Karius ka ardhur në Liverpool nga Mainzi për 4.7 milionë funte.